36
Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi. Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut; dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit. Ada i lindi Esaut Elifazin; Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit. Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob, sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t'i mbante për shkak të bagëtisë së tyre. Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi. Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit. 10 Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut. 11 Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci. 12 Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut. 13 Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. 14 Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun. 15 Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz, 16 kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës. 17 Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut. 18 Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut. 19 Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre. 20 Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu. 21 Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit. 22 Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna. 23 Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami. 24 Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij. 25 Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut. 26 Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani. 27 Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani. 28 Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani. 29 Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah, 30 kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit. 31 Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit: 32 Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah. 33 Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu. 34 Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve. 35 Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith. 36 Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu. 37 Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë. 38 Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit. 39 Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut. 40 Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth, 41 kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon, 42 kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar, 43 kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.